Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetin social Twitter, ka shpërndarë disa fotografi nga Samiti i Frankofonisë, ku morën pjesë 88 liderë të vendeve pjesëmarrëse të këtij samiti.
Osmani, gjatë pjesëmarrjes në këtë samit u pa të ketë takuar edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Samiti i Frankofonisë ka mbledhur krerët e shteteve anëtare dhe anëtarëve të asociuar të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta politike dhe ekonomike, forcimin e bashkëpunimit frankofon, avancimin e të drejtave të njeriut, arsimit, kulturës dhe demokracisë.
Kosova është anëtare e asociuar e Organizatës së Frankofonisë nga viti 2018./arbresh.info/




Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...