Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, ka reaguar pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith.
Klinaku përmes një postimi në Facebook, e quajti “monstrum” Smithin, dhe se sipas tij, asnjëherë ky i fundit s’ka punuar për drejtësi.
“Por sikur UNMIK-u dhe EULEX-i ka bërë padrejtësi duke mos hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë, e duke ndjekur UÇK-në si NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE”, shkroi Klinaku.
Ai, tutje tha se rrjedhja e materialeve konfidenciale nga Dhomat e Specializuara në Hagë dhe pengimi i hetimit se si kanë rrjedhur ato dokumente, siç tha ai, ka pasur dhe ka prapavijë politike.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës as nuk kanë vullnet por nuk kanë as guxim që të ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Pseudo Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë”, shtoi Klinaku./arbresh.info/
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...