Një sulm me thikë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Burgun e Dubravës.
Sipas njoftimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës bëhet e ditur se një i burgosur me iniciale B.T ka sulmuar me mjetë të mbrehtë të burgosurin B.A.
Falë reagimit të shpejt të stafit, viktima nuk ka marrë lëndime serioze.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se dje rreth orës 10:15, pas përfundimit të shëtitjes në koridorin e Pavijonit 1, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, i burgosur B.T ka sulmuar me një mjetë të mprehët të burgosrin B.A. Falë reagimit të shpejtë të stafit, i burgosuri B.T nuk ka arritur ti shkaktojë lëndime serioze të burgosurit tjetër B.A.”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës është duke u marr me rastin ndërsa ndaj të burgosurit B.T. është iniciuar procedurë disiplinore./arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit