Këngëtarja simpatike, Rina Balaj është ndër emrat më të komentuar në media rozë dhe kryesisht merr vëmendje për postimet provokuese që bën në rrjete sociale.
Edhe këtë herë, artistja solli disa imazhe atraktive në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 300 mijë ndjekës.
23-vjeçarja përveç që u shfaq me një veshje plot stil, ajo dukej edhe në formë të mrekullueshme teksa vuri në pah linjat trupore.

Autorja e hitit “Addiction” pozoi e veshur me një bluz me mëngë të gjata dhe dekolte të theksuar të cilën e përshtati me një palë xhinse të errëta dhe një çantë ngjyrë gri.
Flokët e gjata me ngjyrë të kuqe i binin sipër teksa në fokus ishte beli i saj i hollë dhe format joshëse të trupit.

Të shumta ishin komentet që këngëtarja mori sipër fotografive, e që ishin kryesisht pozitive.
Ndërkohë, Rina e cila ka nisur performancat pas një pauze të gjatë, gjithashtu ka paralajmëruar këngën e re që pritet të publikohet së shpejti. /arbresh.info/

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran