Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Chollet nga DASH, në fokus marrëveshja finale me Serbinë

21:36 | 18 Nëntor 2022
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit në SHBA, Derel Chollet.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti njoftoi se me Chollet kanë biseduar për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje finale me Serbinë.

“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurti.

Kurti është pritur nga Chollet në prill të këtij viti në DASH, kur kryeministri po zhvillonte një vizitë zyrtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale