Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë që pjesëmarrja e Serbisë aty ku merr pjesë edhe Kosova në asnjë mënyrë nuk jep indikacione për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai e dha këtë deklaratë gjatë një fjalimi në Tunis në kuadër të Konferencës Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare Frankofone, ku pjesëmarrës ishte edhe delegacioni i Kosovës, shkruan gazeta serbe N1 transmeton arbresh.info.
“Përkundrazi, pjesëmarrja e sotme e Serbisë, pavarësisht rrethanave rënduese që depërtojnë thellë në interesat tanë, në të vërtetë e shfaq rëndësinë enorme që ne ia kushtojmë bashkëpunimit me ONF-në”, ka thënë Daçiqi.
“Ne jemi veçanërisht të dedikuar ndaj thirrjeve për zgjidhje paqësore të të gjitha krizave dhe konflikteve në botën frankofone, në pajtim me parimet e Kart Kartës së OKB-së. Në këtë kuptim, ne kemi një sensibilitet të veçantë, për shkak të të gjitha vështirësive tona, më e vështira është që ta ruajmë sovraniteti dhe integritetin tonë territorial e që është zgjidhja e problemit të Kosovës dhe Metohisë”, ka vijuar ai.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...