Është mbajtur në Dubai, ceremonia e Globe Soccer Awards aty ku Karim Benzema është shpallur si lojtari më i mirë për vitin 2022.
Pas Topit të Artë, francezi fiton një tjetër trofe të rëndësishëm për karrierën e tij teksa prin këtë renditje para Erling Haaland të Manchester City dhe Mohamed Salah të Liverpool.
Pas këtij trofeu, Benzema që për pak ditë i duhet të udhëheqë edhe sulmin e Francës në Botërorin e Katarit, shprehet se ky çmim ka shumë vlerë për të.
“Jam shumë i lumtur, i falenderoj të gjithë ata që votuam për mua. Për mua ky çmim do të thotë shumë, falenderoj Real Madridin dhe shokët e skuadrës të cilët kontribuan që unë të marrë këtë trofe”, u shpreh Benzema.
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...
Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave...
Osmani takon presidentin e Singaporit, i kërkon heqjen e viz...
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sul...
Mbi 68 mijë vota të falsifikuara në Prizren, kryeprokurori K...