Berishaj e mohon aferën korruptive: E kam paditur portalin slloven, s’kam pushkë për mediet e Kosovës

12:04 | 17 Nëntor 2022
A Z

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se e ka paditur portalin slloven që raporti se ai “mori 600 mijë euro nga kompania GEN”, dhe se ka qenë e lidhur me zgjedhjet në Slloveni.

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Berisha ka thënë se nuk është marrë fare me atë lajm, të cilën e ka konsideruar si të pavërtetë.

“Ka qenë një prononcim i një portali, i cili ishte një ditë para zgjedhjeve në Slloveni. Qysh nga mosha 16 vjeçare kam qenë atje dhe njihem me të gjithë politikanët atje. Lajmin të cilën ma kanë montuar mua nuk e kam shikuar.E pyesnin nëse e njiheni zotëri Martin Berishajn, jeni fotografuar dhe nuk jam marrë me shumë me atë lajm. Unë ashtu siç kam thënë e kam paditur në Lubjanë atë portal, i cili ka shpifur për mua sepse e drejta e lirisë së fjalës nuk nënkupton me folë gjithçka për një person”, tha ai.

“Asnjë televizion nuk është marrë me atë problem fare. Për mediat e Kosovës nuk kam pushkë, janë të lirë të shkruajnë gjithçka”, tha tutje Berisha./eo