Artistja e famshme, Dua Lipa, ka qenë tejet e përfolur këtë vit.
Dua u duk mahnitëse në kostumin, gjersa pozoi për 87.4 milionë ndjekësit e saj e në ‘Instagram’, shkruan arbresh.info
Në paraqitjen e saj të 93-të për këtë vit, Lipa është dukur mjaft elegante e veshur me një fustan të gjatë të kaltër dhe me rrip në mes.
Mes të tjerash ajo kishte vendosur për aksesorë edhe një qafore, e cila kishte simbolin e kryqit në mes. Flokët e saj të zeza dhe të gjata ishin lënë në valë të lirshme, me çka edhe bëri që fytyra e saj të vihej mjaft mirë në pah.

Ajo ka mbajtur thuajse në tërë botën turneun e saj “Future Nostalgia”, në kuadër të të cilit ka mbajtur rreth 93 koncert.
Dua përndryshe ka njoftuar se më datë 28 nëntor do të përmbyllë turneun e saj me një koncert gjigant në Tiranë, përkatësisht në sheshin “Skënderbej”. /arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran