10:00
Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës organizojnë diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?” Marrin pjesë shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog; zv.kryeministër i Kosovës, Besnik Bislimi etj. (Shtëpia e Evropës, rr. e UÇK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
10:00
Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbanë konferencë ndërkombëtare shkencore më temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e rendit dhe sigurisë publike”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryetarin e Odës së Mjekëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
10:00
Programi “Up to Youth” i USAID-it ndan përvojën me bashkëmoshatarët rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Shtëpia e Kulturës, Viti)
11:00
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Prishtinë)
12:00
Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Pozita dhe problemet e personave me aftësi të kufizuara në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
12:00
Programi “Up to Youth” i USAID-it ndan përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Salla e Asamblesë, Kaçanik)
13:00
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) organizon tryezën e diskutimit me temën “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023 – Ligji i Pagave”. (Ndërtesa e Kuvendit, S1)
13:00
Ministria e Shëndetësisë (MSh) mban konferencë për shtyp për shënimin e Javës Botërore të ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobike. Marrin pjesë Dafina Gexha-Bunjaku, u.d. e ministres së Shëndetësisë; Lul Raka nga IKShPK; Oleksandr Martynenko, Zyra e OBSH-së në Kosovë etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
13:00
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban konferencë për shtyp, përmes të cilës do të bëhet denoncimi i një kandidati për rektor për plagjiaturë. (Para Rektoratit të UP-së)
14:00
Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK), në kuadër të shënimit të Javës për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, viziton shkollat “Xhevdet Doda” dhe “28 Nëntori” në Prishtinë. (Prishtinë)
14:00
Programi “Up to Youth” i USAID-it ndan përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Shtëpia e Kulturës në Han të Elezit)
18:30
Ambasada e Francës, në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës dhe Belgjikës, si dhe Aleancën Franceze, organizojnë edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. (Kino “Armata”, Prishtinë)/arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...