AAK-ja propozon rritjen e pagave prej 30% për punëtorët e sektorit publik deri në miratim të Ligjit të Pagave

10:45 | 15 Nëntor 2022
A Z

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kanë marrë vendim që në lexim të dytë të buxhetit do të kërkojnë rritje të pagave prej 30 për qind për zyrtarët publik.

Sipas Tahirit, Qeveria e Kosovës nuk e ka futur në buxhet qëllimisht Ligjin e Pagave, duke mos e miratur këtë ligj paraprakisht në Kuvend.

“Qeveria e Kosovës i ka gënjyer gjithë zyrtarët publikë, duke ju thënë se do sjellë Ligjin e Pagave dhe duke mos vendosur në zbatim Ligjin e Pagave. E kanë luajtur një lojë të ulët, duke i mashtruar rreth 80 mijë punëtorë të zyrtarëve publikë tash e sa kohë. Nga analizimi i buxhetit shohim se as që bëhet fjalë për rritjen e pagave në sektorin publik. Kërkesë e jona për Qeverinë është një amandament, ku do të kërkohet rritja lineare e pagave për së paku 30%, deri në miratim të Ligjit të Pagave, përpos zyrtarëve që janë të zgjedhur politikisht”, tha Tahiri./arbresh.info/