Gjendet një mjet shpërthyes në Hajvali

09:54 | 14 Nëntor 2022
A Z

Një person në Hajvali ka raportuar në Polici se ka vërejtur një mjet shpërthyer dje rreth orës 11:11.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe e kanë bërë tërheqjen e mjetit.

Prokurori e ka cilësuar rastin si “kanosje me armë”.

“KANOSJE ME ARMË | Fsh. Hajvali, Prishtinë 13.11.2022 – 11:11. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur një mjet shpërthyes. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është bërë tërheqja e mjetit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin si më lartë i cili vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Shpërndaje në rrjete sociale