Burrit në Leposaviq i vidhet kazani i rakisë

10:50 | 13 Nëntor 2022
A Z

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Leposaviq dje rreth orës 08:40.

Atje një burrë ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe në bodrum i kanë vjedhur mjete të punës dhe një kazan të rakisë.

Policia thotë se rasti po hetohet.

Raporti i plotë:

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Socanic, Leposaviq 12.11.2022 – 08:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe nga aty në podrum kishin vjedhur mjete t ‘punës, një kazan të rakisë. Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në rrjete sociale