Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të premteje në Pallatin Elysee.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook bëri të ditur se do të marrë pjesë në darkën zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Kryeministri shqiptar shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Kujtojmë se Rama ndodhet në Paris, në Forumin e Paqes me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron.
Ai ka marrë pjesë në panelin “Universalizëm kur mundesh dhe multilaterizëm kur duhet”.
Kreu i qeverisë shprehu edhe një herë pakënaqësitë që Bashkimi Evropian e la vetëm Ballkanin perëndimor gjatë pandemisë.
Rama u ndal edhe tek raportet mes Kosovës dhe Serbisë duke u shprehur se rajoni ka nevojë për paqe dhe zgjidhje të problemeve të së shkuarës.
Ai vlerësoi rolin e Francës dhe përfshirjen e saj në zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor./arbresh.info/
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...