Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Obliqit, Xhafer Gashi, nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, kryeshefin e Termokosit, si dhe përfaqësues nga KEK, MMPHI, MFPT dhe ZKM-së për të diskutuar rreth zhvillimit të projektit për dyfishim të kapaciteteve prodhuese të koogjenerimit (nga 140 në 280 MWth).
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se ky projekt është duke u zhvilluar nga Banka Evropiane për Investime (EIB) në kuadër të programit IPA 2020.
“Është tejet e rëndësishme që të kemi një bashkëpunim të ngushtë mes akterëve të nivelit lokal dhe qendror në mënyrë që projekti të realizohet në mënyrë sa më të shpejtë dhe sa më të mirë të mundshme”, tha Rizvanolli.
Sipas Rizvanollit, është kritike që të rriten mundësitë e alternativave për ngrohje në mënyrë që të ulim kërkesën për energji elektrike për ngrohje – gjë e cila thotë se rrezikon sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
“Prandaj, një projekt i tillë i cili mundëson qasje në Ngrohje Qendrore për një numër të konsiderueshëm të qytetarëve është prioritet i përbashkët i të gjithë aktorëve”, ka thënë Rizvanolli./arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit