Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë sot se Kosova ndihet e kërcënuar nga Serbia dhe sipas tij nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova.
Konjufca këtë deklaratë e bëri në ceremoninë e rekrutimit të kadetëve të FSK-së.
Ai tha se Kosova nuk është shtet që ka pretendime territoriale, por siç tha ai ndihet e kërcënuar nga Serbia.
“Jemi plotësisht të vetëdijshëm si popull se gjithçka që arritëm e bëmë së bashku me miqtë tonë ndërkombëtarë. Orientimi ynë është i qartë. Duam të jemi pjesë e NATO-s, Aleancës më të fuqishme të botës që i përfshin shtetet demokratike. Nuk jemi shtet që kemi pretendime territoriale, jemi republikë demokratike. Por ndihemi të kërcënuar nga Serbia”, ka thënë Konjufca.
“Paqja jonë po rrezikohet nga agresioni i Federatës Ruse mbi Ukrainën. Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në tokën evropian pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova”, u shpreh tutje kryetari i Kuvendit. /arbresh.info/
KPK-ja anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve
“Vendim zhgënjyes”, ambasadori francez i reagon KQZ-së për m...
Austria miraton ndalimin e shamive në shkolla për vajzat nën...
Shkëndija – Slovan Bratislava, publikohen formacionet ...
Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas ...
Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e...