Ambasadori i Qipros në Serbi, Demetrios Theophylactou, ka thënë se vendi i tij nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Madje, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ai tha se këtë qëndrim nuk e ka në plan ta ndryshojë.
Theophylactou shtoi se “është e qartë se Prishtina është ajo që nuk i respekton obligimet dhe e cila duhet të nisë të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, si e vetmja kornizë për avancim në dialog”.
“Qëndrimi i Qipros, sikurse edhe i disa vendeve tjera të Bashkimit Evropian, është i njohur. Edhe ne jemi viktimë e agresionit dhe invazionit, kemi situatë të ngjashme në Qipro. Përderisa vlen Rezoluta 1244 e OKB-së, shpalljen e njëanshme të pavarësisë e vlerësojmë si ilegale dhe në kundërshtim me të drejtën”, tha ambasadori qipriot në Beograd.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...