Tahiri përplaset me Albulena Haxhiun: Ministre e sanksionuar nga ShBA-ja, jep dorëheqje

11:37 | 10 Nëntor 2022
A Z

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u përplasën në seancën e sotme të Kuvendit.

Haxhiu tha se Tahiri po shpifte, ndërsa ky i fundit tha se ministren e ka sanisonuar Amerika.

“Faleminderit ministre e sanksionuar nga ShBA nuk e si a ka më të keqe se me u sanksionu nga ShBA-të. Ne e kemi larguar Veselinoviqin dhe Radiojqiçin, por ju të sanksionuarit po e ktheni krimin në veri. Unë me qenë në situatën tanë kisha dhënë dorëheqje, sepse me u sanksionu nga ShBA-të e me vazhdu punën si ministre e Drejtësisë është marre”, është shprehur Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale