Kusari u drejtohet serbëve në serbisht: Përfaqësuesit tuaj lëshuan Kuvendin, të përkushtuar ndaj Vuçiqit

11:02 | 10 Nëntor 2022
A Z

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në fjalën e saj në Kuvend tha se deputetët e Listës Serbe edhe sa kanë qenë në Kuvend as minimalisht nuk i kanë përfaqësuar qytetarët serbë të Kosovës.

Ajo tha se vendi po përballet me situata të reja, dhe se në veri “burrat dhe gratë po ballafaqohen me presion dhe dhunë të vazhdueshme të projektuar dhe orkestruar nga Serbia për ta braktisur punën”.

“Përfaqësuesit tuaj e kanë lëshuar Kuvendin, për të cilin në këtë Kuvend nuk janë përkushtuar për të drejtat e juaja. Ata kanë qenë dhe mbesin të përkushtuar për Vuçiqin dhe strukturat kriminale. Të njëjtit ju cenojnë nga urdhrat e shtetit të Serbisë, të cilët nuk respektojnë të drejtat e pakicave në shtetin e tyre”, deklaroi ajo në gjuhën serbe.

Më pas Kusari-Lila iu drejtua qytetarëve serbë edhe në gjuhën e tyre./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale