Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi priti sot në një takim të përbashkët kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, dhe kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj.
Në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen e procesit të punës në sistemin prokurorial dhe atë gjyqësor, pas situatës së krijuar në Prokurorinë dhe në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në takimin e sotëm, tre krerët institucional shprehën përkushtimin e tyre për të punuar bashkërisht për tejkalimin e gjendjes së krijuar pas largimit të gjykatësve, prokurorëve dhe punonjësve administrativ nga procesi i punës dhe u diskutua për modalitetet e organizimit dhe mbarëvajtjes sa më efikase të punës për qytetarët e kësaj pjese.
Ata u pajtuan që të ndërmarrin sa më shpejtë të gjitha masat e nevojshme për organizmin e procesit të punës në pajtim me aktet ligjore në fuqi, me qëllim që institucionet e drejtësisë të funksionojnë dhe të mos krijohet zbrazësi shërbimesh në rrethanat aktuale./arbresh.info/
Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Ko...
Real Madrid po e monitoron Vitinhan dhe Enzon, por ka një pr...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërm...
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog