Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për Projektligjin për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës, i cili u miratua në Qeverinë e Kosovës.
Ministrja Haxhiu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se ky sistem mundëson transparencë më të madhe në sistemin gjyqësor.
“Është në përputhje me programin e qeverisë dhe është rezultat i një analize të gjerë të Ministrisë së Drejtësisë. Për herë të parë çështja e evidencës penale do të rregullohet me një ligj të veçantë”, tha Haxhiu.
“Ky ligj rregullon sistemin qendror të evidencës penale të Republikës së Kosovës, krijimin e mekanizmave strukturor institucional të sistemit, mirëmbajtjen dhe lëshimin e të dhënave, si dhe procedurën për rehabilitimin e personave të dënuar dhe qasjen në këto informata, përfshirë edhe afatet përkatëse kohore”, u shpreh Haxhiu.
Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë do të ketë qasje në Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës. /arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...