Policia e Kosovës, njofton se të martën kanë hasur në një lokal ku ishin nëntë persona duke luajtur lojëra të fatit.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri, në orën 03:55 të mëngjesit.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gjësende si prova materiale.
“Si prova materiale janë sekuestruar, disa çipa për loja pokeri, dy paketime me çipa për lojëra (zhetonë) të konvertuar në të holla në vlerë 1800€, pesë letra pokeri dhe para të gatshme 200€.”, thuhet në njoftim.
I dyshuari dhe palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /arbresh.info/
Hamza: Osmani s’i ka të garantuara nënshkrimet e PDK-së për ...
Prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin dhe kon...
Hapet së shpejti konkursi për ushtarë të rinj në FSK
E ardhmja e Luciano Spallettit lidhet me ndeshjen ndaj Galat...
Publikohet klipi zyrtar i finalistëve të Big Brother VIP Kos...
Hamza: Asnjë emër për presidentin në takim me Kurtin, diskut...