Kreytari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar arsyen se pse la takimin e thirrur nga kryeminstri, Albin Kurti, me krerët e partive opozitare.
Haradinaj bën të ditur se Kurti në takim mbante ligjërata dhe nuk u sqaroi opozitarëve se pse ka prishur raportet me Amerikën.
Postimi i tij i plotë:
Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.
Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë./arbresh.info/
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga