Njëri nga kriminelët më të kërkuar në botë, kreu i bandës serbe, Zelko Bojaniq, është arrestuar sot në Turqi.
Mësohet se kreu i bandës serbe, Zeljko Bojaniq, emri i të cilit është i përfshirë në kontrabandë droge dhe i kërkuar me njoftim të kuq nga Interpoli, është kapur në vilën e tij në Stamboll Sarıyer, shkruan t24.
Ai dyshohet për vrasjen e Rosto Mijonovikut, i cili gjithashtu është shtetas serb.
Me dyshimin se Bojaniq mund ta varroste viktimën aty, ekipet e policisë turke gërmuan në kopshtin e shtëpisë. Shtëpia dhe kopshti i gërmuar i Zelko Bojaniqit, i cili u deklarua se ishte kapur, është vëzhguar dhe parë me dron, nga ajri.
Barcelona shkatërron Newcastlen, dhe kalon në çerekfinale të...
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i mad...
Komuna e Prishtinës shpall “Shtëpinë-Shkollë” të Herticëve s...
Eurostat: Bien ndjeshëm kërkesat për azil, shqiptarët zgjedh...
Sorensen i tregon zyrtarit të OKB-së për Ligjin për të Huajt...
Goditje për Real Madridin: Thibaut Courtois drejt mungesës n...