Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Autostradën “Arbën Xhaferi”.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi,ku tregoi se në aksident është përfshirë vetëm një veturë.
“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë)”, ka thënë Krasniqi.
“Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”, ka shtuar ai. /arbresh.info/
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri
Moti sot në Shqipëri
Riorganizimi i procesit mësimor për Ramazan nxit debat për a...
Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për shen...
Tensione me Iranin, SHBA dislokon aeroplanë luftarakë në Por...
Moti sot i ftohtë në Kosovë