Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marr pjesë në diskutimin me temën “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës”, që është organizuar nga Instituti Riinvest në kuadër të serisë së debateve “Green Talks”.
Në diskutim po ashtu kanë marrë pjesë ekspertë të fushës së energjisë, aktivistë të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të mediave, ku u diskutua rreth draft-Strategjisë së Energjisë në kontekstin aktual dhe karshi zotimeve që dalin nga Agjenda e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ministrja Rizvanolli foli për Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2022-2031, për të cilën tha se ka qenë një proces i hapur dhe shumë transparent si asnjëherë më parë, që nga fillimi i përpilimit të Strategjisë, me shumë takime të ndryshme me shoqërinë civile, ekspertë, akademikë dhe organizatat ndërkombëtare, ndërsa ka vizituar edhe 7 qytetet kryesore të Kosovës, ku ka dëgjuar nga qytetarët dhe institucionet lokale, brengat e tyre dhe atë se çka presin ata nga kjo strategji.
Ajo më tej tha se për zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, synohen teknologjitë e reja, të cilat nuk kanë ndikime ambientale dhe duke mos krijuar varshmëri nga prodhimi i energjisë nga thëngjilli.
Ajo po ashtu tha se sistemet akumuluese të energjisë elektrike, do të jenë të rëndësishme për stabilitetin energjetik në vendin tonë./arbresh.info/




“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...
The Collector: Shqipëria shtatë qytetet historike që po push...
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...