Komuna e Prishtinës ka ndarë 25 mijë euro për ngrohje për 100 familje, në mënyrë që dimrin ta përballojnë më lehtë.
Këto mjete do t’u ndahen familjeve që janë raste sociale si dhe komuniteteve.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelinë Sahiti, përmes një postimi në Facebook.
“DMS ndan 25 mijë euro për ngrohje për 100 familje, që dimrin ta përballojnë më lehtë! Sot nënshkrova vendimin për ndarjen e 25 mijë eurove(25000) për 100 familje, raste sociale dhe të komuniteteve”, ka shkruar ajo.
Tutje, Sahiti ka thënë se në këtë kohë të inflacionit, Komuna e Prishtinës “dhe njëherë po dëshmon që është me qytetarët e saj, e veçanërisht me ata në nevojë!”. /arbresh.info/
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...