Kurti takon Borrellin dhe Lajçakun në Berlin: Djegia e veturave në veri është krim

10:10 | 3 Nëntor 2022
A Z

Kryeministri Albin Kurti, para nisjes së Samitit të Procesit të Berlinit, është takuar me Josep Borrellin dhe Miroslav Lajçakun.

Ai tha se me të dy ka diskutuar për kornizën e marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera.

Kurti deklaroi se djegia e veturave në very është një krim.

Përpara Samitit të sotëm vjetor të Procesit të Berlinit, u takova me JosepBorrell dhe Miroslav Lajcak për të diskutuar Marrëveshjen Kornizë të përqendruar në njohjen reciproke dhe çështje të tjera. Plaçkitja dhe djegia e veturave në veri të Kosovës është krim dhe duhet dënuar nga të gjithë”, ka shkruar Kurti në Twitter./arbresh.info/