Ukraina ka rrëzuar dy helikopterë sulmues rusë në vetëm tre minuta. Armët kundërajrore goditën Ka-52 Alligators në rajonin jugor të Khersonit dje në mbrëmje, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës.
Helikopteri sulmues njëvendsh që kushton 12 milionë paund është mbiquajtur Peshkaqeni i Zi dhe përshkruhet si “helikopteri më vdekjeprurës” i Rusisë. Sistemi i tij i menaxhimit të fushëbetejës e lejon të ndajë të dhëna me mjete të tjera fluturuese për të koordinuar operacionet e sulmit.
Pamjet vijnë disa javë pasi trupat ukrainase rrëzuan katër helikopterë rusë në 18 minuta. Ukraina hodhi po ashtu në erë një helikopter Mi-8 në Donetsk me anë të një rakete tokë-ajër. /arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...