Barcelona ka arritur ta mbyllë me fitore fazën e grupeve të Champions Ligës.
Katalunasit fituan si mysafir ndaj cekëve të Viktoria Plzen me rezultat 2-4.
Serinë e golave e hapi Marcos Alonso në minutën e 6-të, për ta dyfishuar më pas epërsinë Ferran Torres në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Plzen tentoi të rikthehej duke ngushtuar rezultatin në 1-2 me penalltinë e Choryt.
Menjëherë erdhi kundërpërgjigja e Ferran Torres, i cili rriti epërsinë në 1-3.
Chory sërish u mundua ta rikthejë në lojë skuadrën e tij kur në minutën e 63-të shënoi për 2-3.
Por, shpresat e Plzen i shoi i riu Pablo Torre, i cili shënoi pas asistimit të Raphinhas në minutën e 75-të.
Barcelona nga tash do të vazhdojë garat në Europa Ligë, ndërsa Plzenit fat në herën tjetër./arbresh.info
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...