Bienalja Manifesta i ka falënderuar të gjithë pjesmarrësit për edicionin e saj të 14-të të mbajtur në Prishtinë.
Sipas saj, nata përmbyllëse në Fabrikën e Tullave ishte magjike dhe ishte mënyra e përkryer për të përmbyllur këto 100 ditë spektakolare, transmeton Klan Kosova.
“Të dielën festuam mbylljen e Manifesta 14 në Fabrikën e Tullave! Nata ishte magjike dhe ishte mënyra e përkryer për të përmbyllur këto 100 ditë spektakolare”.
“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, ndërmjetësuesit, partnerët, sponsorët dhe ekipin e mrekullueshëm të Manifesta 14 që mundësuan këtë eksperiencë”.
“Falënderojmë grupin e jashtëzakonshëm Saz’iso për performancën e tyre të shkëlqyer e bashkë me ta kërcyem e kënduam gjithë mbrëmjen”.
“Një falënderim i madh i shkon njerëzve të mrekullueshëm të Prishtinës që e bënë këtë natë të paharrueshme”./arbresh.info/
Irani raportohet se ka bombarduar bazat ushtarake amerikane ...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit
28 vjet nga masakrat në Çirez e Likoshan
Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë pas sulmi...