Në një shtëpi në Softaj të Ferizajt, të dielën hajnat kanë arritur të vjedhin një pistoletë me leje dhe stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 30.10.2022 rreth orës 15:20 kemi pranuar një informacion nga personi F.Z i moshës 30-vjeçar për një rast vjedhje e rëndë në fshatin Softaj të Ferizajt .Policia e stacionit në Ferizaj, hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme , kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Dyshohet se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe nga aty kanë vjedhur një armë zjarri ,pistoletë me leje dhe stoli ari rreth 10 mijë euro. Policia po punon intensivisht për të zbardhur sa më shpejtë rastin” – tha Veseli.
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...