Visar Bekaj për situatën tek Kosova: Ndonjëherë mërzitem kur trajnerët nuk më dhurojnë mundësinë

22:05 | 30 Tetor 2022
KRG

Visar Bekaj portieri i Tiranës sonte ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë” ku foli për pozitën e tij tek kombëtarja Kosovës dhe gjithashtu për skuadrën e Tiranës.

Tirana momentalisht pozicionohet e dyta me 18 pikë në tabelën e Kategorisë Superiore në Shqipëri vetëm 1 pikë larg rivalit të saj Partizanit.

Me suksesin sot përballë një rivali tjetër në formën e skuadrës së Kukësit, është e qartë se Tirana mendon që sërish të luftojë për titullin e kampionit. Dhe me Bekaj në portë deri më tani ka pësuar vetëm 8 gola duke pasur mbrojtjen e dytë më të fortë në Shqipëri.

I pyetur për periudhën e tij që po kalon tek Tirana Bekaj u përgjigj: “Do të jetë kampionat i vështirë por do të jemi mes më të mirëve, tek Tirana kam gjetur profesionalizëm dhe infrastrukturë më të mirë por më shumë ka cilësi kampionati i Kosovës.

“Ndërkohë që me formën pozitive pyetja që kanë shumë është se a do të ketë hapësirë tek Kosova.

Lidhur me këtë pyetje Bekaj u përgjigj duke thënë: “ Shpresoj të jem pjesë dhe të kem mundësi, ndonjëherë mërzitem kur trajnerët nuk më dhurojnë mundësinë por unë duhet të vazhdoj që të punoj dhe shpresoj ta arrij qëllimin tim”, – tha Bekaj.

Ai gjithashtu foli edhe për situatën e kontratës së tij tek Tirana duke thënë se do të shikoj mundësitë që ka dhe të shohë që ndoshta të transferohet jashtë: “ Është viti im i fundit tek Tirana dhe si lojtar i lirë synoj të transferohem jashtë, pasi që kontrata ime të skadojë në qershor“, – sqaroi Bekaj

Shpërndaje në rrjete sociale