Të paktën 151 persona janë vrarë gjatë një rrëmuje në kryeqytetin e Koresë së Jugut dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dyshohet se numri i të vdekurve mund të rritet pasi 19 persona në mesin e atyre 82 që po trajtohen janë në gjendje kritike.
Shumica e atyre që vdiqën ishin adoleshentë dhe në të 20-at të cilët kishin dalë në rrugë për të festuar Halloëeen-in. Viktimat përfshijnë edhe 19 të huaj, tha Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrfikësve të Seulit në Yongsan.
Më shumë se 1700 personel të shërbimeve të urgjencës janë në gatishmëri në rrugë për të trajtuar të plagosurit, duke përfshirë të gjithë ata që ishin të disponueshëm në Seul.
Ndërkohë, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol është parë në vendin e ngjarjes. Kjo vjen pasi ai deklaroi se Koreja e Jugut kishte hyrë në një periudhë kombëtare zie. /abcnews
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...