Edhe sot vazhdon testimi në qarkoren njëkahëshe për automjetet në Prishtinë

08:35 | 30 Tetor 2022
A Z

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se edhe sot do të vazhdojë testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

– Rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së komunë;

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia;

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE;

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore;

– Rruga “Ukshin Hoti”;

– Rruga “Robert Doll”.