Policia gjermane ka arrestuar 5 shqiptarë, anëtarë të një bande droge. Ata akuzohen se kanë kontrabanduar në Gjermani 136 kilogramë marihuanë, vlera e së cilës në treg shkon rreth një milion euro.
Sipas “Berliner Zeitung”, shqiptarët të moshës 50, 40, 38, 27 dhe 22 vjeç kanë dashur të ngarkojnë tufa me lule me bimë kanabis pranë një magazine në Velten, në veri të Berlinit dhe t’i përgatisin për rishitje, raporton Abcnews.al.
Autorët me sa duket ndiheshin të sigurt prej kohësh, megjithatë, hetuesit nga dogana dhe policia kishin vëzhguar prej kohësh bandën dhe përgjonin edhe telefonat e tyre, ndër të tjera.
Sipas raportimeve, policia është në kërkim të anëtarëve të tjerë të bandës ndërkombëtare.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje