Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike paraditen e së mërkurës dhe po zhvillon një takim me kryedemokratin, Sali Berisha.
Ky është takimi i dytë që dy liderët zhvillojnë në selinë blu.
Meta u takua me Berishën më 4 tetor, ku patë një diskutim për rreth 30 minuta.
Ata u dakordësuan për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore.
Në lidhje me zgjedhjet vendore, që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm, Berisha dhe Meta janë shprehur se opozita mund të dalë me kandidatë të përbashkët në 61 bashki të vendit. /Euronews Albania/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...