Agjencia e Kosovës për Akreditim dyshohet të mos ketë marrë parasysh vlerësimin e ekspertëve ndërkombëtarë për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë privat, shkruan sot Epoka e Re.
Ferdije Zhushi, kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, ka thënë se ato nuk janë raporte, por draftraporte.
Dokumenti që është paraqitur, ka të bëjë me akreditimin e disa programeve të Kolegjit “Victory”, i cili është i shkruar në gjuhën angleze, ku thuhet : “Raporti final, 22 qershor 2010, i shkruar nga profesor Stephen Adam, profesor Volker Gehmlich dhe ass. Ingerborg Motti, në programin Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci në nivelin bachelor dhe nivelin master, Kolegjit “Victory” nuk i jepet rekomandim për akreditim (not recommended) pasi, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, ai nuk i përmbush kriteret minimale për akreditim”.
Por, në një dokument tjetër që nuk ndryshon as data, programi në fjalë akreditohet për një vit.
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...