Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të shtyhet vendimi për targat.
Ai, pas përfundimit të Samitit për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se këtë vendim e kishin shtyrë më 31 korrik të këtij viti.
“Ne e kemi bërë një shtyerje të afatit me 21 korrik. Data e fundit që e kemi shtyrë është 31 tetori dhe nuk do të ketë më shtyerje. Të gjithë qytetarë e Republikës së Kosovës të cilët kanë automjete me targa të stërvjetruara, të ngjashme nga koha e Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë në targa legale dhe legjitime. Nga kjo procedurë ata do të përfitojnë financiarisht nga lehtësimet tatimore” ka thënë Kurti./arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”