Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, e ka shpallur sot të hapur konkursin për zgjedhjen e rektorit të ri të UP-së.
Për të aplikuar, kandidati duhet të ketë përvojë dhe mospjesëmarrje në ndonjë parti politike nga viti 2019.
“Të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkim shkencor dhe të ketë gradën e profesorit të rregullt, të profesorit të asocuar ose të profesorit asistent. Të ketë përvojë menaxhuese universitare dhe të mos ketë qenë në pozita udhëheqëse në ndonjë parti politike apo në listë zgjedhore të ndonjë partie politike ose koalicioni në nivel qendror dhe lokal në tre vitet e fundit”.
Ky konkurs u hap pas shkarkimit të rektorit të deritashëm, Naser Sahiti, të premten.
Për momentin, këtë pozitë e mban Luljeta Plakolli, e cila është zgjedhur si ushtruese e detyrës./arbresh.info/
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...