Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet Strategjia e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, këmbyen disa replika.
Pasi Berisha e mori fjalën si kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe tha se ky dokument “nuk është strategji, është përmbledhje e katër dokumente të dobëta”, dhe shprehu qëndrimin e AAK-së se nuk do ta votojnë, Konjufca tha se ai e keqpërdori foltoren.
Sipas Berishës, këtë strategji e ka përgatitur “një djalë i ri” që “punon qaty në ministri”. Sipas tij, ai dokument “nuk është adekuat”, dhe “pikërisht që është për Kosovën” tha se “unë nuk e votoj këtë strategji.
“Z. Berisha unë mendoj që sapo e keqpërdorët këtë foltore të Kuvendit. Ju kisha inkurajuar për një sjellje krejtësisht tjetër”, tha Konjufca
Ai tha se si deputet me përvojë, Berisha duhej ta dinte “rendin shtëpiak”.
“Së pari, Z. Berisha, prezantohet projektligji, pastaj fjalën e ka Komisioni. A ti fole në emër të AAK. Kjo është e palejueshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha kryeparlamentari.
Benzema drejt largimit nga Al Ittihad, gjiganti tjetër arab ...
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Tottenham – Manchester City, formacionet zyrtare
Albin Kurti viziton studion e fotografit Hazir Reka: Ai doku...
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet ...
Real Madridi arkëton tre pikë të arta në fundin e ndeshjes n...