24 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja për Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka ka sjellë në vëmendje rëndësinë e kësaj organizate dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Në mesazhin e saj, Xhaçka thekson se Shqipëria është e përkushtuar ndaj vlerave të multilateralizmit dhe rendit botëror teksa ka shtuar se do punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për një OKB më të fortë dhe efektive.
“Më shumë se kurrë sot botës i kujtohet rëndësia e kësaj organizate unike dhe kontributi i saj i jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Shqipëria është e përkushtuar ndaj vlerave të multilateralizmit dhe rendit botëror të bazuar në rregulla dhe do të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të kontribuar për një OKB më të fortë dhe më efektive”, ka shkruar Olta Xhaçka krahas mesazhit të saj./tvklan.al/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit