Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një organizim i pari i këtij lloji, është e rëndësishëm për njerëzimin në përgjithësi.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, e para e shtetit ka falënderuar partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për ndihmën në organizimin e këtij eventi.Osmani ka thënë me këtë rast se historia e Kosovës është histori e secilës grua e cila siç ka thënë, ka larguar një gur nga rruga drejt barazisë.
“Historia e Kosovës është histori e secilën grua e cila ka largu një gur nga rruga drejt barazisë. Ma vjen mire që kem mbledh gra e burra nga çdo kënd i botës. Përpjekja është të sigurohemi që sfidat me të cilat përballemi të tejkalohen”, është shprehur Osmani.
“Ne besojmë që nëse i njohim praktikat e partneritetit, çdo fëmijë do të na jep kontributin që të ndërtojmë një botë paqësore. Pjesëmarrja dhe vetëbesimi është mbushur me liderë ekspertë nga e gjithë bota, të cilët e kanë mësuar mësimin e tyre për botën si një botë të sigurt.
Dua t’i falënderoj miqtë që e kanë bërë këtë Forum të gjitha institucionet kosovare dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, u shpreh Osmani.
Përgjatë dy ditëve sa do të zgjasë ky Forum, folës, panelistë e diskutues të tjerë do të debatojnë në temën bosht “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”./eo
Kryetari Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtl...
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi