Një Gjykatë Federale në Mexico City vendosi të ndalojë ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të djalit të Joaquin “El Chapo” Guzmán, i cili konsiderohet si lideri aktual i kartelit famëkeq të drogës, një ditë pasi ai u arrestua në një operacion policor në Meksikën veriore që çoi në vdekjen e 29 persona.
Shtetet e Bashkuara kërkojnë ekstradimin Ovidio Guzmán për trafik droge dhe kishin vënë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacione që do të çonin në kapjen e kriminelit të shumëkerkuarit te kartelit Sinaloa.
Më herët, Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard konfirmoi se ekziston një urdhër arresti në SHBA për djalin e “El Chapo”, por shtoi se ekstradimi i mundshëm i tij nuk mund të bëhet menjëherë për shkak të disa procedurave ligjore.
Të premten, gjyqtari pezulloi gjithashtu një masë që pengonte Guzman të komunikonte me të afërmit dhe ekipin e tij ligjor.
Ovidio, i quajtur me nofkën “El Ratón” ose “Miu”, aktualisht po mbahet në një burg federal të sigurisë maksimale në Mexico City, nga ku më herët u arratis dhe babai i tij.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...