Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me rastin e shënimit të muajit kundër trafikimit me njerëz, në disa komuna në regjione të ndryshme, ka realizuar aktivitete vetëdijësuese për tematikën në fjalë.
“Në kuadër të aktiviteteve vetëdijësuese që kanë filluar nga data 18 tetor 2022 në ditën e BE-së kundër trafikimit me njerëz, Policia e Kosovës në bashkëpunim me MAShTI-n dhe DKA në komunat Prishtinë, Gjilan, Viti, Deqan dhe Mitrovicë e Veriut nën moton „ Mos Hesht“ – Parandalo trafikimin me njerëz, ka mbajtur tryeza si dhe ligjërata në shkolla të ndryshme ku pjesmarrës ishin nxënësit, mësimdhënësit si dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.
Përveq ligjëratave gjatë këtyre aktiviteteve janë shpërndarë materiale sensibilizuese si fletore, qanta, lapsa, etj.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të zhvilloj aktivitete të ngjashme në mënyrë që të ngritet vetëdija dhe të fuqizohet bashkëpunimi në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie./arbresh.info/
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...