Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim Drejtoreshën e Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, për të diskutuar rreth implementimit të Programit Kompakt me vlerë prej 236 milionë dollarësh.
Gjatë takimit, Drejtoresha Albright ka përmendur që “Programi Kompakt është investim domethënës për kokë banori, dhe tregon jo vetëm marrëdhënien e ngushtë mes ShBA-ve dhe popullit të Kosovës, por edhe gatishmërinë e MCC-së për të punuar ngushtë me Qeverinë për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme për qytetarët.”
Ministrja Rizvanolli ka njoftuar Drejtoreshën Albright rreth hapave që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke ndërmarrë të gjithë hapat e duhur për t’u siguruar që projekti do të implementohet në mënyrën më të shpejtë dhe më të mirë të mundshme, thuhet në komunikatë.
Deri më tash Qeveria ka ratifikuar marrëveshjen në Kuvend në kohë rekord, ka formuar dy grupe punuese ku janë përzgjedhur ekspertë e profesionistë, të cilët do të shtyejnë punën para, si dhe ka
dedikuar vëmendjen e plotë të stafit tonë për t’u siguruar që nuk do të ketë asnjë ngecje në proces./arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit