Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon pamje si një grup prej disa personave e rrahin pamëshirshëm një person tjetër në Pejë.
Për këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar tre persona. Njëri është i moshës madhore dhe dy të tjerë janë të mitur.
Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirnmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ku deklaroi se për personin e moshës madhore gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorisë duke ia caktuar një muaj paraburgim. Një të mituri i është caktuar arresti shtëpiak dhe të miturit tjetër i cili është në shkollë fillore i është caktuar masa e ndalimit që të mos i afrohet shtëpisë së viktimës e as viktimës.
“Para disa ditëve ka ndodhur rasti, personat që e kanë kry këtë veprër penale janë ndaluar. Njëri person është i moshës madhore dhe dy të tjerë janë të mitur”, tha Nikçi për arbresh.info.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve