Krerët e klubit të Barcelonës kanë ende besim në Xavin, pavarësisht humbjes nga “El Clasico” dhe situatës së vështirë për t’u kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve.
Një goditje e dyfishtë, por besimi i tyre te trajneri spanjoll është ende i palëkundur.
Zvicra kërkon mbi 114 mijë punëtorë, këto janë 10 profesionet – Gazeta Exp…
Sipas “SPORT”, klubi pret një reagim të shpejtë në ndeshjet në vijim; ndaj Villarrealit të enjten dhe më pas të dielën ndaj Athletic Bilbaos.
Presidenti i klubit, Joan Laporta, thuhet se është shumë i zemëruar dhe se ndihet i pafuqishëm pasi mendon se ka bërë gjithçka që mundi për të ndërtuar një ekip konkurrues.
Katalunasit investuan më shumë se 200 milionë euro në përforcime dhe kanë aktivizuar katër leva ekonomike. Pritjet janë të mëdha, por deri më tani, në momentet vendimtare, rezultatet nuk kanë vijuar.
Te Barça mendojnë se pas pushimit ndërkombëtar forma ka rënë dhe nuk ka përgjigje për këtë.
Megjithatë, sipas gazetës spanjolle, Xavi është i paprekshëm sepse klubi mendon se ai është trajneri më i përgatitur për të marrë përsipër këtë transformim të thellë që klubi ka nevojë. Por, duhet marrë masa.
Ata që meritojnë të luajnë më shumë, duhet të luajnë më shumë. Duhet të merren vendime përfundimtare me kapitenët dhe skuadra duhet të përmirësohet në ndeshjet e mëdha.
Laporta e di se Xavi po punon për të gjithë këtë dhe do të duhet kohë për projektin e tij të ri. Janë luajtur vetëm 13 ndeshje, nëntë në La Liga dhe katër në Ligën e Kampionëve, dhe sezoni është i gjatë.
Kuvendi i Shqipërisë e nis me përplasje sesionin e ri parlam...
Osmani priti në takim ambasadoren greke, diskutuan për marrë...
Mbappe: Fërshëllimat duhet të ishin për të gjithë lojtarët, ...
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...