Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, sot ka dëshmuar ish-ministri i Financave, Haki Shatri për mandatin e tij si ministër gjatë periudhës 2005-2007.
Shatri tha se, UNMIK-u kishte influencë të madhe, s’na ka pyetur kush për KEK-un
“UNMIK-u ka pasur influencë të madhe, në atë kohë qeveria nuk është njoftuar as për shitjet as për blerjet. S’na ka pyet kush. S’kemi qenë kompetentë. Për veprimet s’jemi njoftuar asnjëherë. MF nuk ka qenë faktor dhe nuk ka ndarë mjete për investime dhe as nuk kemi qenë mbikëqyrës me KEK-un”, tha ai.
Shatri theksoi se me sa i kujtohet, qeveria e atëhershme ka dhënë hua disa milionë euro për KEK-un./arbresh.info/
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...