Një veturë është përfshirë nga zjarri në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për arbresh.info bëri me dije se nuk ka të lënduar nga ky zjarr.
Sipas Ahmetit, përveç veturës që mori flakë, e tipit Mercedes, një veturë e tipit Audi, që gjindej pranë saj, ka pësuar dëmtime.
“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar në Prishtinë, dy automjete janë përfshirë nga zjarri. Njëra nga veturat e tipit Mercedes, është djegur tërësisht, ndërsa tjetra (Audi) e cila ka qenë e parkuar në afërsi është dëmtuar pjesërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar” deklaroi Ahmeti.
“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” shtoi Ahmeti.

Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...
Forcat shqiptare dhe FSK-ja vijojnë kërkimet në lumin Mat pë...
Uji mund të ndërpritet në disa zona në Mitrovicë, KRU jep nj...
Rihapet pika e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjipt...
“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na...
Manipulimi me vota në Komunën e Podujevës, Prokuroria autori...